Këtë herë, i kthyer nga dëmtimi, kapiteni i Miluokit pati shumë gjëra për të “thënë”. Janis Adetokumbo jo vetëm shënoi 46 pikë, një nga nivelet më të larta të sezonit, por edhe shtoi 12 topa në tabela e 4 asistë, duke pasur edhe një vjedhje topi. Basketbollisti qendër pati 68 për qind saktësi të gjuajtjeve nga loja, 100 për qind për tri pikë (2-2) dhe 86 për qind nga gjuajtjet e lira (6-7). Një paraqitje e madhe në fitoren që Miluoki arriti në fushën e Sakramentos me shifrat 130-124. Miluoki vazhdon të jetë në vend të parë në Lindje, në sezonin e rregullt në NBA.
Sfidanti.al