Interi nuk ishte i çmendur ndërsa arriti në 8 më të mirët e Championsit

Ishte një ndeshje tepër e vështirë dhe kundërshtari luftoi shumë fort. Interi vuajti pa masë për të arritur në çerekfinalet e Championsit, ndërsa u desh të kishte edhe fat, si dhe aftësi për të rezistuar. Një ekip që e ka zët barazimin, këtë herë arriti pikërisht një rezultat 0-0 për të eliminuar Porton e për të vazhduar në Europë. Trajneri Simone Inzagi mund të marrë frymë më i lehtësuar për disa kohë, ndërsa klubi mori 20 milionë euro shtesë, si dhe nuk mbeti prapa rivalëve të Milanit. Porto pati 65 për qind të zotërimit të topit dhe 20 gjuajtje drejt portës ndaj 11 të italianëve. Kjo, edhe pse goditjet e sakta në kuadrat ishin nga 5 për secilën palë. Inzagi pati një stol të rëndësishëm e mund të pritej më shumë prej Interit të tij, kur shikon që në fushë si zëvendësues hynë Lukaku, De Vraj, Shkriniar dhe Brozoviç. Për fat të keq, nuk pati minuta për Kristjan Asllanin.

Sfidanti.al