Totenhemi e sheh Luis Enriken si pasardhësin e duhur të Kontes!

Italiani duket se do të largohet, pasi shikon që klubi nuk do të bëjë shpenzime të mëdha për një skuadër që të pretendojë titullin. Kështu, pas Maurisio Poçetinos, nga Totenhemi po ikën edhe Antonio Konte, ndonëse shumë më shpejt sesa argjentinasi. Mediat angleze shkruajnë se presidenti Levi po mendon për Luis Enriken (është diskutuar edhe rikthimi i Poçetinos), ish-trajnerit të Barcelonës dhe Spanjës. Fituesi i Championsit dhe i La Ligës me Mesin, Ksavin dhe Iniestën, cilësohet si njeriu ideal.

Sfidanti.al