Kur futbollistët i zë bari, stadiumi plot ose ..loja e kopsitur!

Vite më parë, pas një humbje të Dinamos, kur “xhaxhi”, pra , trajneri Farruk Sejdini kishte pyetur një mbrojtës pse e kishte humbur toruan në fushë, futbollisti dha një përgjigje për “gines” : “Profesor, më zuri bari!” Dikë zë makina, dikë zë pija, një tjetër nxjerr zorrët në avion, disa të tjerë trullosen kur ndeshjet janë të kopsitura, po ka edhe nga ata që i zë bari i fushës!Tani ka dalë edhe kjo e fundit, në Superiore sidomos, që futbollistët të mësuar të luajnë në “bibliotekë”, në stadiume të boshatisur, i zë stadiumi .. kur ka tifozë!

Këto ditë, falë Flamurtarit të Vlorës, i cili luan në katin e poshtëm të futbollit gjoja Superior, në Kategori të Parë, na u kujtuan anektodat me futbollistët që kur humbasin ndeshjen i zë ngërçi, i zë bari, i zë ..fusha e keqe! Fjalët e Sinan Idrizit , administratorit të Flamurtarit mbeten një lojë më vete, ato ndryshojnë shumë nga presidentët e tjerë , nga ata të cilët i zë ..mikrofoni.

Mbani vesh ju, sepse futbollistët nuk para dëgjojnë mirë nga veshët : “ Pas kësaj humbje rrezikohen të gjithë futbollistët. Janë si telefonat që mbusheshin me karta dhe u mbaronin kreditet. Në Berat e kishte fajin fusha e keqe, me Apoloninë e pësuan se luajtën në aneks, me Tërbunin na paskan patur tension. E drejta e budallait është kaluar tashmë tek Flamurtari..”

Sfidanti.al