Pasi punoi gjatë, FIFA është gati të zyrtarizojë formatin e ri të Botërorit të futbollit. Duke nisur nga edicioni 2026 që do të zhvillohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, turneu më i rëndësishëm i futbollit Botëror do të jetë me 48 skuadra. Kjo do të thotë se do të zhvillohen 104 ndeshje, ndryshe nga sa ka ndodhur në dekadat e fundit ku merrnin pjesë 32 përfaqësuese dhe luheshin gjithsej 64 sfida. Me shtimin e skuadrave do të ndryshojë edhe faza finale e Botërorit. Kështu, nuk do të jenë tetë grupe me nga katër ekipe, por 16 grupe me nga tre të tillë.
Edhe numri i përfaqësimit nga çdo Konferederatë do të rritet. UEFA që përfaqëson Europën do të ketë 16 vende nga 13 që kishte deri tani. Kjo do të thotë që edhe shanset për kualifikim për kombëtaret të vogla si Shqipëria të rriten më shumë. Ky format i ri favorizon më shumë Konfederatat e tjera, pasi ajo e Azisë dhe Afrikës thuajse dyfishojnë numrin e vende të tyre në fazën finale duke nisur nga Botërori i ardhshëm. Me këtë ndryshim, FIFA do të rrisë në mënyrë të frikshme të ardhurat financiare. Ndërkohë, sipas parashikimeve fituesi i Kupës së Botës do të marrë 12.5 milion euro.
Sfidanti.al