Ia kishin qarë hallin këta vjet dhe me të drejtë, pasi nuk po kishte sukses. Për herë të fundit, një skuadër italiane fitoi Championsin në 2010 (Interi i Murinjos), ndërsa Milani ia doli në 2007. Që nga ajo kohë “fikje dritash”, me suksese të spanjollëve, anglezëve dhe Bajernit. Këtë sezon duket se do të jetë ndryshe sepse në 8 ekipet kryesore të Championsit do të jenë Milani e Interi, por me shumë mundësi edhe Napoli që ka fituar 2-0 në Gjermani ndaj Frankfurtit. Duket se kohët po ndryshojnë.
Sfidanti.al