Kapiteni mori fjalën në debatin mbi të ardhmen e këtij sporti, dhe tjetër gjë thuhet në shitoret, dhe tjetër gjë në fushë për tifozët. Kështu e nisi komentin e saj e përditshmja madrilene, “AS” për fitoren e Barcelonës ndaj Getafes me shifrat 5-2, ku shkëlqeu mbi të gjithë Lionel Mesi. Në pjesën e parë, Barça bëri 6 gjuajtje në portë, që të gjitha të Mesit, dhe dy prej tyre përfunduan në shtyllë.
Mesi shënoi në 8’, Lengle pastaj shkaktoi autogol dhe po autogol pati edhe Hakla për miqtë pas presionit të argjentinasit. Mesi realizoi golin e dytë në 33’, por pas pushimit, në 69’ Enes Unal shkurtoi diferencën në 2-3 me penallti. Në minutat e fundit, Barça garantoi fitoren me golat e Arauhos (87’, pas një pasimi të Mesit) dhe Antuan Grizmanit me penallti në minutën e 3-të shtesë. Ishte sërish Mesi që shkëlqeu duke ia dha francezit, që edhe ai të merrte pjesë në festë.
Mesi arriti në 25 gola këtë sezon në La Liga, dhe në 33 gjithsej duke synuar të arrijë sërish në 40 rrjeta. Barcelona ka tani 68 pikë në 31 ndeshje, ndaj 73 të Atletikos në 32 ndeshje dhe 70 pikë të Realit po në 32. Sevilja gjithashtu nuk është larg me 67 pikë në 32 ndeshje.
Sfidanti.al