Kompromisi UEFA-“Rebelët”? Një Champions i ri vitin e ardhshëm!

Harrojini britmat e luftës dhe tundjen e “shpatave” në ajër, lufta nuk do të jetë e ashpër, pavarësisht përplasjes që ishte vërtet e egër. UEFA dhe klubet rebele mund të merren vesh shumë shpejt dhe të arrijnë një kompromis sipas të cilit, Championsi i parashikuar për në 2024, të nisë që sezonin e ardhshëm, ose maksimumi në 2022. Përfaqësuesit e 12 klubeve që synuan Superligën Europiane, duan të ardhura më të mëdha nga Championsi, dhe prani më të madhe. Projekti i UEFA-s e zgjeron kompeticionin dhe po ashtu numrin e ndeshjeve që do të luajnë skuadrat e mëdha. Sezoni i ardhshëm është tepër i vështirë për t’u arritur, porse kjo mund të ndodhë në 2022. Siç tha Florentino Perezi, “deri në vitin 2024, ne do të kemi vdekur”.

Sfidanti.al