Me Baloletin qesh e gjithë Franca: goditi kundështarin, … ra vetë në tokë!

Mario Baloteli ka një numër të madh episodesh “të zinj” në karrieren e tij, por, megjithatë, kohët e fundit, dukej se ai ishte bërë i urtë dhe nuk bënte më budallallëqe. Por, sidoqoftë, incidenti i fundit me pjesëmarrjen e tij ishte komik dhe bëri për të qeshur të gjithë ata që po ndiqnin ndeshjen e fundit mes Nicës dhe Strasburgut. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe të vetmin gol për ekipin vizitor e shënoi Baloteli, por ky i fundit u bë edhe “regjisor” i një incidenti komik që ndodhi në fushë.

Mbas golit që ai shënoi me penallti, Super Mario pati disa kontakte me kundërshtarët dhe në të fundit prej tyre ai inskenoi një situatë të pazakontë. Baloteli goditi kundërshtarin, por aktroi aspak bukur dhe ra vetë si i kositur në tokë, a thua se e kishin nxjerrë nokaut! Por, për fatin e tij të keq, gjyqtari e kishte parë mirë të gjithë skenën dhe i nxori kartonin e verdhë Balotelit.

Sfidanti.al