Në horizont një shkëmbim spektakolar : Sari te Çelsi, kurse Konte te Napoli?

Radiostacioni zyrtar i Napolit paralajmëroi se trajneri Maurucio Sari, në fund të sezonit, do të largohet nga Napoli dhe do të shpërngulet për te Çelsi, kurse në vend të tij do të vijë trajneri aktual i “bluve” të Londrës, Antonio Konte. Në këtë mënyrë, të dy klubet do të bënin një shkëmbim spektakolar trajnerësh. Sari, në fakt, nuk e vazhdoi kontratën me Napolin dhe ai ka opsionin që të largohet nga klubi në fjalë që para 31 majit, nëse dikush i ofron atij tetë milionë euro.

Thuhet se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, do të donte që të ulte në stolin e ekipit të tij Antonio Konten që ka dëshirë të kthehet në Itali. Sidoqftë, në “listën e dëshirave” të Napolit ndodhen edhe emrat e trajnerëve: Simone Inzagi, Rafael Benitez, Marko Xhampaolo dhe Unaj Emeri.

Sfidanti.al