Bajerni pezullon Sadio Manenë me një ndeshje dhe e gjobit

Nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë në ndeshjen e rëndësishme të Bundesligës ndaj Hofenhajmit. Pavarësisht, se përballja cilësohet tepër e rëndësishme për fatin e garës për titull në kampionat, sërish drejtuesit e Bajernit morën vendimin që Sadio Mane të pezullohet për këtë javë. Kjo, pasi sulmuesi nga Senegali goditi me grusht shokun e ekipit, Leroi Sane, në dhomën e zhveshjes së stadiumit “Etihad” në humbjen ndaj Sitit në Champions. Futbollisti 31-vjeçar ka marrë edhe një gjobë, ndonëse kjo nga ana financiare nuk pritet t’i prishë asnjë punë përderisa ai ka rrogë 20 milionë euro në sezon (pa llogaritur taksat).

Sfidanti.al