Leroi Sane do të rinovojë me Bajernin, bisedimet nisin në vjeshtë!

Mediat bavareze nuk kanë asnjë dyshim, dhe duket se as vetë futbollisti nuk ka, pavarësisht se mori një grusht që i gjakosi fytyrën. Leroi Sane do të vazhdojë të jetë lojtar i Bajernit të Mynihut, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës pritet të nisin në vjeshtë. Trajneri Tomas Tuhel është një nga ata që e vlerëson shumë sulmuesin e krahut, po ashtu si të tjerë si Koman, Gnabri apo Mane. Konkurrenca do të vazhdojë të jetë e madhe dhe kjo mund të prodhojë më shumë cilësi.

Sfidanti.al