Ançeloti: I lumtur me Realin, por ende nuk jemi kualifikuar!

Vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij për një tjetër Champions, që do të ishte i pesti si trajner dhe i 7-ti në karrierë bashkë me ata që fitoi si futbollist. Karlo Ançeloti është kthyer në një “Mister Europa” dhe në stolin e Realit po përjeton një periudhë të artë të jetës profesionale. Fitorja 2-0 ndaj Çelsit e afroi ekipin e tij me gjysmëfinalen, ndonëse italiani është aq më përvojë sa që të mos nxitohet. “Kjo gjë nuk ka përfunduar, – thotë ai, – kemi edhe një ndeshje tjetër e duhet të jemi gati. E dimë se Çelsi do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar”. Ançeloti vlerëson ekipin dhe thotë se “më pëlqeu shumë”, ndërsa veçon Fede Valverden që e cilësoi më të mirin në fushë.

Sfidanti.al