Në vlerësimet pas fitores 2-0 ndaj Hertës, mesfushori u veçua nga të tjerët, madje mori dy çmime. Xhoshua Kimih u cilësua edhe “Zoti i Futbollit”, edhe “Mjeshtri i Ndeshjes” nga mediat bavareze, me kampionët që u kthyen në vendin e parë në Bundesligë. Vlerësime të mira edhe për Nusair Mazrauin, që më në fund pati mundësi të luante, si dhe për Kingsli Komanin. Bavarezët nuk e patën të lehtë ndaj ekipit të fundit të tabelës, por gjithsesi rëndësi ka që janë në vend të parë. Në këtë moment, kjo mbetet kryesorja.
Sfidanti.al