Është pranë rikthimit në elitë dhe ka meritë të padiskutueshme për këtë. Arbnor Muçolli, lojtar i kombëtares shqiptare, shënoi një tjetër gol për ekipin e tij, Velje, në fitoren 2-1 ndaj rivalit Helsingor. Ky ishte goli i pestë i Muçollit në 23 javë të kategorisë së parë të Danimarkës, ndërsa pas ndeshjes u shpall lojtari më i mirë. Velje kryeson renditjen me 4 pikë më shumë sesa ndjekësi Hvidovre.
Sfidanti.al