Ç’po ndodh me Bruno Fernandesin tek Mançester Junajtidi?!

Shënoi golin e fitores ndaj Aston Vilës dhe duhej të cilësohej një hero. Padyshim që Bruno Fernandes është i rëndësishëm për Mançester Junajtidin, madje është kapiteni, veçse në sfidën e fundit në Premier Ligë i ndodhën nga dy gjëra jo edhe aq të këndshme. Fillimisht, kamerat dhe mikrofonët fiksuan Xhejdën Sançon duke i thënë që të mos ankohej për një top të humbur, ndërsa në fund, portugezi pati një debat të ashpër me brazilianin Kasemiro. Në fund, dy mesfushorët u përqafuan, por duket se rreth Brunos ka nerva tek Junajtidi.

Sfidanti.al