Hysen Dedja thotë se Vllaznia ka humbur … vetveten!

Rezultati me Egnatian ishte i tmerrshëm, dhe më keq se aq nuk mund të bëhej. Në disfatë 0-4 në shtëpi për Vllazninë nga ekipit me emër modest nga Rrogozhina ishte emblema e vërtetë e sezonit për ekipin kuqeblu, dhe trajneri shkodran Hysen Dedja ka një analizë për këtë “sëmundje”. “Nuk është çështje trajneri, – thotë ai, – kanë ndërruar 3 trajnerë këtë sezon, ndonëse nuk jam dakord që hoqën Josën. Sedloski ende nuk e njeh miër skuadrën”. “Vllaznia ka humbur identitetin, – vazhdon Dedja, – më parë ne kishim lojën tonë, zotërim topi, niseshim në sulm me mendim që nga mbrojtja, tani luhet me topa të gjatë”. Për Dedjen, klubi ka gabuar me marrjen e lojtarëve.

Sfidanti.al