Stef Kërri shpërthen me 50 pikë, krijon derbin me Lebron Xhejmsin

Ishte një ndeshje vendimtare dhe ishte jashtë fushe. Gjithsesi, Golden Stejti ia doli të fitontë 120-100 në fushën e Sakramentos duke mbyllur një seri të vështirë të plej ofit në basketbollin amerikan. Uorriorsat janë në raundin e dytë ku do të ndeshen me Lejkërsat, në një derbi të Kalifornisë, ndërsa njeriu që shkëlqeu më shumë ishte Stef Kërri. Trajneri Stiv Kerr e cilësoi si “një nga lojtarët më të mirë në histori”, pasi numri 30 shënoi plot 50 pikë. Ishte rekordi i tij në karrierë në plej of dhe rekordi në NBA në një ndeshje të 7-të të plej ofit. Tashmë, pritet dueli me Lebron Xhejmsin

Sfidanti.al