Bajerni: lavde mbrojtjes, Musialës e Çupo-Motingut, por kritika Manesë dhe Komanit!

A mund të imagjinohet që sulmuesi i ardhur me “fanfara” nga Liverpulit mund të provojë stolin? E pra, mediat bavareze shkruajnë pikërisht kështu, që Sadio Mane nuk po tregon formën e tij më të mirë tek Bajerni, edhe pse në fillim u pohua se ai është një lider i vërtetë. Pas ndeshjes ndaj Hofenhajmit, përtej lavdërimeve për ekipin e trajnerit Nagelsman, erdhën kritika për sulmuesin nga Senegali, si dhe për sulmuesin tjetër, Kingsli Koman. Të dy mund të jenë rezerva herën tjetër. Gjithsesi, mbrojtja po lavdërohet shumë dhe po cilësohet më e mira në Europë, pak javë pasi u “hodh në kosh”. Ndërkaq, vazhdojnë “hosanatë” për Xhamal Musialën dhe sulmuesin jo aq shumë të vlerësuar, Çupo-Moting.

Sfidanti.al