Në Tuiter me shaka shkruhet për një “taksë të kampionatit gjerman”. Një “taksë” e Bundesligës. Kjo taksë është sasia e golave që po shënojnë këtë sezon dy sulmues të ardhur pikërisht nga Gjermania. Erling Halandi po dominon në Angli me 22 gola në edicion në 15 ndeshje në Champions dhe Premier Ligë. Robert Levandovski po dominon në Spanjë me 17 gola në 15 ndeshje gjithashtu në Champions dhe La Ligë. Kjo është një “përshëndetje” nga Bundesliga, që të bën të kuptosh se çfarë potenciali kishte kampionat gjerman sezonin e kaluar!
Sfidanti.al