Ekipi është ky që është dhe yjet janë po ata që ishin vjet, me ndonjë ndryshim të vogël. E pra, edhe përfundimi mund të jetë po njësoj duke pasur parasysh se ata janë të vjetër. Basketbollistët e Los Anxhelos Lejkërsave pësuan edhe humbjen e 3-të në 3 ndeshje të sezonit të ri në NBA, duke mbajtur vendin e fundit në renditje. Pavarësisht 31 pikëve të Lebron Xhejmsit, që shtoi edhe 8 topa në tabela e 8 asistë, ekipi nuk mban dot ritmin për 48 minuta, duke lëshuar shumë në mbrojtje. Portlendi fitoi në LA me diferencë shumë të vogël, 106-104, por ama fitoi. Damien Lilard ishte vendimtar me 41 pikë të shënuara, e dyta ndeshje radhazi që e arrin këtë shifër. Tashmë, shumë pak besojnë se Lejkërsat dhe Lebroni mund të luftojnë për titull në NBA.
Sfidanti.al