Bajerni kërkon të vazhdojë “ëndrrën amerikane”!

E ka një partneritet në Los Anxhelos, pra në SHBA dhe që do të thotë në Amerikën e Veriut. Tashmë, Bajerni i Mynihut paska në plan të bëjë një binjakëzim me një klub në Uruguaj. Flitet për Klubin Atletiko River Plejt në Montevideo. Kjo, nëpërmjet një kontakti uruguajan që ndodhet në Gjermani. Ende nuk ka përfunduar marrëveshja, por është në rrugë të mbarë dhe Bajerni dëshiron të përhapë emrin dhe biznesin e tij në të dyja Amerikat.

Sfidanti.al