Është euforik trajneri i Juventusit, ndonëse nuk e ka zakon që të jetë i tillë. Fitorja e derbit ishte shumë e rëndësishme për Maks Alegrin, një konfirmim se skuadra e tij e ka marrë veten dhe mund të bëjë një mrekulli. Alegri flet për zonën Champions dhe e cilëson të mundshme arritjen e saj. “Nëse fitojmë 2 pikë për ndeshje, – thotë ai, – do të thotë se në fund do të arrijmë në 73 pikë dhe kjo do të na sigurojë zonën Champions”. Të shohim nëse Juvja do t’i marrë 73 pikë, dhe nëse kjo kuotë do të jetë e mjaftueshme për të arritur Ligën e Kampionëve.
Sfidanti.al