Natyrisht, Pep Guardiola bëri zëvendësime, edhe pse skuadra e tij gjithmonë ka yje të shumtë në përbërje. Në portë ishte Ortega, në mbrojtje ishin Akanxhi, në mesfushë Ljuis e Filips, ndërsa në sulm ishte Alvarez në vend të Halandit, ndonëse katërshja pas sulmuesit ishte e përbërë nga emra të mëdhenj si Foden, Bernardo Silva, De Brujne dhe Mahrez. Ndeshja çerekfinale e Kupës së Anglisë në fushën e Bristol Sitit përfundoi 3-0 për kampionët, me Fil Fodenin që ishte më i miri në fushë dhe që shënoi dy gola. Siti nuk e pati të lehët sidomos në pjesën e parë, por diferenca në klas bëri të vetën.
Sfidanti.al