NBA, Adetokumbo udhëheq Miluokin në fitoren e 15-të radhazi

Vazhdon dueli me Bostonin në Konferencën Lindore dhe mesa duket nuk do të përfundojë aq lehtë. Asnjëra nga skuadrat nuk po dorëzohet, ndërsa Miluoki Baks është në një seri të jashtëzakonshme suksesesh. Nën udhëheqjen e Janis Adetokumbos, kampionët e vitit 2021 fituan në fushën e Bruklinit të dobësuar, 118-104 dhe arritën triumfin e 15-të radhazi këtë sezon. Adetokumo shënoi 33 pikë, ndërsa ka kaluar tashmë dëmtimin dhe luajti 28 minuta e gjysmë. Ai kapi edhe 15 topa në tabela dhe shërbeu 4 asistë. Majkëll Brixh ishte më i miri për vendasit me 31 pikë. Miluoki kryeson në Lindje me 44 fitore e 17 humbje, një humbje më pak sesa Bostoni, ndërsa në Perëndim kryeson Denveri me 44 fitore e 19 humbje.

Sfidanti.al