Një transferim i tillë cilësohet prej ëndrrash. Sa mirë do të kishte qenë sikur Bajerni i Mynihut të kishte mundur ta zëvendësonte menjëherë Robert Levandovskin me Harri Kejnin? Një legjendë e vjetër, të pasohej nga një legjendë më e re, veçse sulmuesi anglez është kaq i shtrenjtë, dhe kohët kaq të vështira saqë është e pamundur edhe ta mendosh. Kështu thotë Oliver Kahni, shefi ekzekutiv i bavarezëve, që thekson se “nëse merrnim Kejnin, do të ishte një ëndërr”, ndërsa shton se “kapiteni i Anglisë është absolutisht një sulmues i klasit më të lartë”. Ai do të kushtonte rreth 130 apo 150 milionë euro, ndërsa Bajerni po heq “picirin” për të bindur Juventusin që të kërkojë më pak se 85-90 milionë euro për De Ligtin.
Sfidanti.al