Nëse Kristjan Asllani është me origjinë nga Elbasani, por shkoi tepër i vogël në Itali dhe mund të quhet italian i vërtetë, ndryshon puna për Armando Sadikun. Djali nga Cërriku ngjan më shumë me një Myrto Uzuni, sepse të dy e nisën futbollin në baltën e fushave të Shqipërisë, dhe ambicia i bëri që të çanin “klonin”, apo gardhin e kufirit dhe të bënin emër jashtë vendit. Nëse Uzuni shkëlqeu në Hungari (pas Kroacisë) dhe tani luan në Spanjë, Sadiku ka bredhur më shumë. Një “bredhës” i vërtetë i botës me 14 skuadra në 14 vjet si futbollist profesionist, nëse mund të quhet kështu edhe kur ishte tek Cërriku. Luajti për Gramozin e Ersekës, Elbasanin, tek Lokarno në Zvicër, Zyrihu, Vaduci po ashtu zvicerane, Legia e Varshavës, Levante, Malaga, në Turqi, e në Boliv i dhe sërish në Spanjë për Las Palmasin e tani te Kartagjena në La Liga 2.
Sfidanti.al