Levandovski ka marrë disa vendime, por ky qenka më i rëndësishmi!

Është e vështirë kur je tepër i ri dhe largohesh nga familja si dhe nga atdheu yt. Kështu bëri Robert Levandovski kur në moshën 19-vjeçare la Lehun e Poznanit (Poznanj, për polakët) dhe u bashkua me Borusian e Dortmundit. Emocionet ishin të forta, edhe pse Jurgen Klopi punoi shkëlqyeshëm që të përshtatej. Nuk ishte aspak e lehtë që të braktiste Klopin dhe Dortmundin në 2014 dhe të shkonte tek Bajerni me parametër zero, pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës (edhe pse pa sherr), ndërsa kjo gjë u përsërit këtë verë, ndonëse me një “tërmet” të vërtetë. Ky vendim, për të ikur nga Mynihu në moshën 33-vjeçare e për t’u bashkuar me Barcelonën cilësohet nga vetë Levandovski si më i rëndësishmi i karrierës! Përse vallë? Ndoshta sepse këta 8 vjet u identifikua me Bajernin, dhe sepse nuk arriti të shkonte pak vjet më parë tek Reali.

Sfidanti.al