Bajerni feston me birrë Paulaner, por jo Sadio Mane

Tifozët e vlerësuan sepse ai i qendroi besnik atij që e quan besimin e tij, ndërsa vetë kampioni senegalez nuk besohet se është ndjerë shumë mirë, si “dele e ndarë nga tufa”. Sadio Mane ishte i vetmi futbollist në skuadrën e Bajernit që u fotografua me gota birre Paulaner në duart e lojtarëve, që nuk e pati një “gastare” të tillë. Mane është i besimit mysliman dhe sipas parimeve islame është e ndaluar të pihet alkool. Dikur këtë rol tek Bajerni e kishte francezi Frank Riberi, që gjithashtu ishte kthyer në mysliman. Bavarezët realizuan seancën tradicionale të fotografike me rastin e Festës së Tetorit (Oktoberfest), e cila festohet me birrat e zonës.

Sfidanti.al