Paraja bën ujin të shkojë përpjetë dhe Obamejangët që të vidhen

Është ligj i jetës, pasi uji mund të shkojë vetëm poshtë drejt detit, era mund të fryjë vetëm nga diferenca e temperaturave në ajër, dhe vjedhja të ndodhë vetëm nga diferenca e pasurisë në shoqëri. Ashtu siç kanë ndodhur të gjitha plaçkitjet në histori, që nga njeriu i epokës së gurit, në migrimet e mëdha të popujve, kështu ndodh edhe me një nga profesionet më të vjetër në botë, atë të vjedhjes. Ky profesion pati profesionistët e radhës që kërcënuan, trembën për vdekje, dhe grabitën familjen e Pjer-Emerik Obamejangut. Mund të jesh ku të duash, në Barcelonë, Paris apo Londër, profesioni i vjetër do të vazhdojë punën, ndërsa shkaku është gjithnjë paraja, që bën ujin të hidhet përpjetë, dhe milionerët që të vidhen.

Sfidanti.al