Lufta Usik-Fjuri do të jetë kur të zhvillohet SuperBouli

Një gjetje e vërtetë për organizatorët që besojnë se do të ndihmojë që sfida e madhe e boksit profesionist të ketë më shumë ndjekje, pra më shumë shikueshmëri dhe gjithçka tjetër që lidhet me tregtimin e një ngjarjeje të tillë sportive. Oleksandr Usik dhe Tajson Fjuri do të ndeshen në një fundjavë të shkurtit 2023, kur do të jetë edhe finalja e kampionatit të futbollit amerikan, e njohur si SuperBoul. Ukrainasi Usik mbrojti titujt e tij WBO, WBA dhe IBF në peshat e rënda duke mundur sërish anglezin Entoni Xhoshua, por po ashtu mori brezin e artë “Ring Magazin” të braktisur nga Fjuri që deklaroi tërheqjen nga boksi. Anglezi do të kthehet për t’u ndeshur me Usikun.

Sfidanti.al