Kështu të paktën parashikojnë mediat italiane. “Tutomerkatoueb” shkruan se paraqitjet e shqiptarit e kanë rritur shumë interesin për të, dhe në garë janë klube të ndryshëm si Arsenali, Uest Hemi, Njukasëlli, vetë Sauthemptoni apo edhe të tjerë si Bajerni apo Dortmundi. Çelsi zotëron kartonin e Brojës dhe sipas kësaj medieje italiane, vlera mund të ketë shkuar në 70 milionë, më shumë sesa ajo e Lukakut që ka pasur sezon jo edhe aq të mirë, dhe ka zbritur në rreth 50 milionë euro. Ekziston mundësia që Blutë e Londrës të pranojnë ta shesin kartonin e 20-vjeçarit për të përfituar sa më shumë para, ndërsa pronari Roman Abramoviç pritet të largohet.
Sfidanti.al