Fantafutbolli, kampioni i vjetshëm vë bast për Nedim Bajramin

Quhet Luka Trifilio dhe vitin që kaloi fitoi kampionatin virtual të Serisë A, atë që cilësohet fantafutboll, pra futboll fantazie, ku lojtarët luajnë në internet dhe zgjedhin lojtarët. Luka thotë për “La Gazeta delo Sportin” se nëse ai do të luante për të dalë kampion edhe këtë vit, do të bazohej tek lojtarë si Darmiani apo si Nedim Bajrami. “Me një lojtar si Bajrami rreziku shpërblehet”, – thotë inxhinieri informativ që vjet fitoi Kupën Magjike.

Sfidanti.al