Disfata ishte e rëndë, siç po ndodh disa herë këto kohë. Në Los Anxhelos u luajt derbi i NBA-së mes Lejkërsave dhe Klipersave, dhe këta të fundit ia dolën 132-111. Edhe pse në fushë për Liqenasit ishin Lebron Xhejms apo Rasëll Uestbruk. “Mbreti i basketbollit” i shënoi 26 pikët e tij duke qenë gjithnjë i mirë, por mori notën tepër të dobët -27, më të keqen e ndeshjes. Ndoshta gaboi shumë në gjuajtje, ndoshta nuk ishte mirë në mbrojtje, ndërsa kapi 8 topa në tabela e shërbeu 4 asistë. Të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit ishin shumë poshtë tij, ndërsa për Klipersat shkëlqeu Rexhi Xhekson m 36 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë. Kroati Ivica Zubac shënoi 19 pikë, pati 9 topa në tabela dhe mori notën shumë të mirë, 34. Në renditjen e Perëndimit, Klipersat janë në vend të 8-të me 34 fitore e 31 humbje, ndërsa Lejkërsat janë në vend të 9-të me 27 fitore e 35 humbje, duke rrezikuar seriozisht plej ofin.
Sfidanti.al