Interi braktis përfundimisht Superligën Europiane

Nga 12 klubet që firmosën projektin e ri, njëri prej tyre nuk pati detyrim për t’i qendruar besnik marrëveshjes. Ky klub qenka Interi, ndërsa presidenti i Juventusit, Anjeli, thotë pikërisht se 11 klube janë të detyruar t’i rrinë besnikë akordit që ende nuk është realizuar. Nuk dihet se përse milanezët kanë zgjedhur këtë qendrim, ndërsa në projektin e Superligës Europiane janë Reali, Barcelona, Atletiko, Juventusi, Milani, Mançester Junajtidi, Mançester Siti, Liverpuli, Çelsi, Arsenali dhe Totenhemi. Më aktivë kanë qenë Reali, Barça dhe Juventusi.

Sfidanti.al