UEFA sulmon Superligën Europiane: Fillimisht shfrytëzuan Kovidin, tani luftën!

Presidentit Aleksander Çeferin nuk i del inati për shkak të përpjekjeve të klubeve më të mëdhenj të kontinentit, apo të paktën të disa prej tyre. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi nuk kanë hequr aspak dorë nga projekti i tyre për të krijuar Superligën Europiane, ndonëse kanë si plan të ndryshojnë disa rregulla për funksionimin e saj. Gjithsesi, presidenti i UEFA-s i sulmoi sërish Perezin, Anjelin apo Laportën. “Në fillim shfrytëzuan pandeminë e Kovidit për të zbatuar idenë e tyre, – tha slloveni, – ndërsa tani po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë. Ata janë të lirë që ta bëjnë, por nuk duhet të ëndërrojnë që të luajnë në garat tona”. Kjo do të thotë se UEFA, bashkë me federatat, mund t’i përjashtojë ekipet nga kampionatet.

Sfidanti.al