Vetë pronari ka pranuar se e ka nxjerrë Çelsin në shitje, dhe se kërkon 3 miliardë paundë stërlina për aksionet. Roman Abramoviç, që në Angli akuzohet si mik i Putinit, thotë se do të veprojë në interes të Bluve të Londrës, ndërsa burime pranë tij thonë se ai ka dashur të largohet që në 2018. Me 21 trofe në 19 vjet, miliarderi rus është një nga pronarët më të suksesshëm në botë gjatë kësaj periudhe, dhe ish-kapiteni Xhon Terri nuk ia kursen falenderimet. “Ju jeni pronari më i mirë në botë”, – shkruan anglezi në rrjetet sociale, në një drejtim të kundërt me rrymën e përgjithshme. Trajneri Tomas Tuhel pranoi se nuk ishte e lehtë për ekipin që të përqëndrohej tek ndeshja e Kupës së Anglisë në Luton, pas zërave për largimin e Abramoviçit, ndërsa shtoi se “unë ende e mendoj Çelsin siç ishte më parë, me të njëjtin pronar”. Në Angli po bëjnë lojë fjalësh duke shkruar për “fundin e Perandorisë Romane”, meqë emri i Abramoviçit është Roman.
Sfidanti.al