Antonio Konte: Gara për titull është mes Napolit, Milanit e Interit

Trajneri kampion në fuqi i Serisë A, sot tek Totenhemi, bën një parashikim për sezonin “axurr”. Antonio Konte mendon se rruga deri tek “skudeto” është e gjatë dhe se Napoli e Milani janë padyshim kandidate për të fituar titullin, por gjithashtu konkurrent i fortë është edhe Interi. “Gara për titull është mes tre ekipeve, – thekson italiani, – Napoli dhe Milani janë në krye për meritë të vetën, por nuk mund të përjashtohet Interi. Mendoj se do të jetë e fortë deri në fund, ndonëse mua më takon më shumë që të merrem me garën në Premier Ligë”.

Konte thekson se largimi i Lukakut dhe Ronaldos e ka varfëruar Serinë A, duke i justifikuar sepse, sipas tij, “kur ke mundësi të jesh protagonist në Premier Ligë është e vështirë të refuzosh”. Trajneri thekson se “në Itali përmbysa monarkinë e Juventusit”, se “Interi është kryevepra ime e vërtetë”, dhe se “Totenhemi është sfida më e vështirë në karrierë”.

Sfidanti.al