Është problem i madh kur nuk respekton disa gjëra në futboll, edhe pse mund të jesh krejt në rregull me atë që mendon dhe që dëshiron. Një futbollist nuk është vetëm vetvetja, por fanela që vesh përfaqëson një numër tepër të madh njerëzish që quhen tifozë. Garet Bejli nuk ia aspak mirë punët me këtë grup të madh njerëzish tek Reali, pasi nuk ka treguar impenjimin dhe përkushtimin maksimal për bluzën “merenges”. Së fundi, disa tifozë e sulmuan ndërsa po dilte nga kompleksi stërvitor i Realit në Valdebebas, i hipur në makinën e tij. Ata i lëshuan ofendime, madje njëri goditi xhamin e makinës me stilolaps. Bejli prej kohësh është armiqësuar me tifozët, me mesazhet në rrjetet sociale, me dëshirën për t’u larguar, e pastaj për të qendruar deri në fund të kontratës kundër vullnetit të trajnerëve. Së fundmi, ai luajti për Uellsin, ndërsa për Realin deklarohej i dëmtuar.
Sfidanti.al