Bashkësia e këtij sporti në të gjithë botën po solidarizohet me yllin kinez të femrave. Pyetja është se ku ndodhet Pen Shuai, dhe nëse është mirë me shëndet, pasi tenistja akuzoi ish-zv. kryeministrin Çan Kao Li për dhunë seksuale. Postimi i saj në rrjetet sociale u fshi pas 30 minutave, por kaq mjaftoi për të ngritur alarmin. Pen Shuai deklaroi se kishte pasur raport intim me zyrtarin e lartë të dikurshëm që në 2011, por në 2018 ishte detyruar për raport seksual me të. Kjo histori mund të bëjë që Kina të përjashtohet nga e drejta për të organizuar turne të tenisit në tokën e saj. Emra të mëdhenj si Serena Uilliams, Naomi Osaka apo Andi Marrej po udhëheqin fushatën për transparencë lidhur me gjendjen e tenistes kineze.
Sfidanti.al