Australian Openi ndalon të pavaksinuarit, rrezikon kampioni Gjokoviç!

Numri 1 i botës dhe fituesi në fuqi në Melburn mund të mos mundet të konkurrojë për të mbrojtur kurorën. Organizatorët e Australian Openit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë në Grand Slem asnjë tenist që nuk ka bërë vaksinën kundër koronavirusit. Kjo do të thotë se Novak Gjokoviç mund të mos marrë pjesë në Çmimin e Madh të parë të vitit sepse ai nuk ka treguar nëse e ka bërë apo jo vaksinën, dhe ka shtuar se nuk do ta detyrojnë dot që ta bëjë atë. Shefi i Australian Openit, Krejg Tajli, ka konfirmuar se të pavaksinuarit nuk marrin dot pjesë. “Duhet që të vaksinohemi, – tha ai, – ua kemi bërë të qartë tenistëve këtë gjë. Nuk duhet të ketë spekullime”.

Sfidanti.al