Ç’propozim i rëndë, Sër Aleks Fergusoni të bëhet drejtor futbolli në “Old Traford”!

Nuk dihet nëse do ta pranojë sepse në 31 dhjetor të këtij viti mbush 80 vjeç. Sër Aleks Ferguson i ka bërë vitet e tij tek Mançester Junajtidi, madje me të tepërt, edhe pse ka merituar çdo minutë në stolin e rekordmenëve të titujve në Angli. Gjithsesi, pas 26 sezonesh (që nga 1986-ta deri në 2013), pas 13 titujve në Premier Ligë dhe 2 Championsve, ja ku vjen një propozim që skocezi i madh të kthehet në “Old Traford”. “Është koha që Sër Aleks Fergusoni të marrë frenat si drejtor i futbollit i Mançester Junajtidit, – shkruan gazetari Xhef Pauell për “Deili Meilin”, – ky grup me djem të vjetër dhe me kostume është duke dështuar, dhe një shok i vjetër thotë që Fergi duhet të kthehet për të ndihmuar Solskjerin”.

Sfidanti.al