Nuk duket sezoni i Pedrit, Barça e humb ndoshta edhe për një muaj

Probleme të mëdha për yllin e ri dhe të shkëlqyer të katalanasve dhe të Spanjës. Pedri nuk po mundet të “ngrejë kokë” këtë sezon, ndërsa duket se e lodhi shumë ngarkesa e vitit të kaluar sportiv, me klubin dhe kombëtaret. Mesfushori ka ndjerë dhimbje në muskulin e kofshës së këmbës së majtë, dhe do të jetë jashtë fushe besohet edhe 1 muaj tjetër. Kështu informojnë mediat spanjolle, ndërsa lojtari i dikurshëm i akademisë së Las Palmasit ka humbur shumicën e ndeshjeve këtë edicion, krejt ndryshe nga viti i kaluar. Një lajm i keq që i prish shumë punë trajnerit të ri Ksavi, që ndaj Espanjolit në derbin e La Ligës nuk ka as Dembelenë.

Sfidanti.al