Bajerni dhe Kovidi, Nagelsmani: Ne nuk jetojmë në Alaskë!

Nuk kanë ndërmend të mbyllin dyert e hotelit ku rri skuadra, dhe të lejojnë vetëm njerëz të vaksinuar. Tek Bajerni të paktën për momentin nuk e kanë këtë synim dhe trajneri Julian Nagelsman përgjigjet me ironi kur ngacmohet nga gazetarët për Xhoshua Kimihun dhe izolimin e tij të ri. “Unë e di se ata që janë të pavaksinuar mund të infektohen më lehtë, – tha ai, – këtë gjë çdo lojtar e ka të qartë dhe nuk ka përse t’ia them unë. Gjithsesi, ne nuk jetojmë në Alaskë, por jemi në një qytetërim ku njerëzit janë pranë e pranë. Vetëm në Alaskë mund të ndodhë që të takosh një njeri në 1 500 km dhe një dre në 750 km”.

Sfidanti.al