Ançeloti: Në gjysmëfinale ka dy ekipe që nuk priteshin, Vijarreali dhe … Reali!

E thotë seriozisht, ndonëse edhe vetë e di se e teproi. Trajneri i madrilenëve theksoi se parashikimet në Champions ishin ndryshe, duke vlerësuar më shumë ekipe si Bajernin, Paris SG apo Çelsin, por jo Realin e tij, pavarësisht se është 13 herë kampion i Europës. “Në gjysmëfinale të Championsit janë dy ekipe që nuk priteshin, – tha Karlo Ançeloti, – Vijarreali dhe Madridi. Kishte shumë dyshime nëse ne do të ishim në gjendje të konkurronim në Europë. Gjatë rrugës patëm rivalë shumë të fortë (PSG, Çelsi), por ia dolëm. Në çdo rast, mendoj se për Realin një sezon në Europë mund të quhet sukses vetëm nëse arrin finalen”. Sonte, spanjollët do të luajnë gjysmëfinalen e parë në fushën e Mançester Sitit që cilësohet favorit, dhe Ançeloti shprehet se është i kënaqur që ekipi i tij nuk e ka këtë “etiketë”.

Sfidanti.al