Tjetër “recital” i Adetokumbos, Miluoki thuajse vulos kualifikimin në Çikago

Ishte mbrëmje tepër e rëndësishme për fatet e raundit të parë të plej ofit dhe kampionët nuk zhgënjyen. Miluoki Baksët vërtet e humbën një ndeshje ndaj Bullsave në Arenën e tyre, por kur erdhi puna për të luajtur në Çikago nuk pati asgjë që t’i ndalonte. Përtej dëmtimit të Kris Midëltonit, basketbollistët më të mirë të sezonit të kaluar gjetën mbështetje tek një treshe që shkëlqeu fort. Janis Adetokumbo pati një tjetër “recital” me 32 pikë, 17 topa në tabela e 7 asistë, si dhe 2 bllokime gjuajtjesh, duke qenë më i miri në fushë. Grejson Alen, lojtari rezervë, pati 27 pikë në 28 minuta e gjysmë në parket, duke shënuar 6 nga 7 gjuajtjet për 3 pikë, ndërsa Holidei realizoi 26 pikë si dhe pati 7 asistë. Miluoki fitoi thellë 119-95 në Çikago duke kryesuar 3-1 serinë e raundit të parë të plej ofit e duke qenë vetëm një hap larg kualfikimit.

Sfidanti.al