“Në skuadrën tonë nuk ka vend për Kristianon, nuk kemi më asnjë hapësirë”. Këto ishin fjalët e presidentit të Paris SG, Naser Al Helaifi, ndërsa agjenti i shquar i futbollit, Zhorge Mendes, i ofroi Kristiano Ronaldon. Portugezi dëshiron të largohet nga Mançester Junajtidi, por Al Helaifi dha përgjigje negative pasi bisedoi me trajnerin Galtie. PSG-ja ka aktualisht Mbapenë, Mesin dhe madje edhe Nejmarin, e pra si mundej të merrte gjithashtu CR7-ën? Në Paris janë jo dy, por 3 “gjela” në një kafaz, ata nuk mund të bëhen kurrsesi katër.
Sfidanti.al