Boksieri amerikan duhet të quhet patjetër një “ish”. Sot është 45 vjeç Flojd Mejuedhëri dhe ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në 2017, një luftë spektakli ndaj kampionit të atëhershëm të arteve të përziera marciale, Mekgregor. Gjithsesi, edhe pasi ka 5 vjet pa luftuar dhe është një pensionist i shquar, sërish ai është një personazh që tërheq vëmendjen dhe që njerëzin duan ta shohin. Kjo duket qartë nga fakti se legjenda amerikane e boksit profesionist do të fitojë 200 milionë USD për ndeshjen që do të zhvillojë më vonë këtë vit. “Këtë vit do të kem një ndeshje dhe dy paraqitje ekzibicioniste”.
Sfidanti.al