A mundet të shpëtojë Reali nga 50 milionë euro rroga të Hazarit, Joviçit e Marianos?!

Në të vërtetë, plani është për 6 lojtarë që do të largohen, por tre prej tyre duken të sigurt. Isko, Garet Bejl dhe Marselo do të largohen nga “Santiago Bernabeu” me përfundimin e kontratave në verë, veçse klubi spanjoll ka plane edhe më të mëdha. Duhen liruar fonde në borderonë e pagave, dhe kjo mund të bëhet me largimin edhe të 3 lojtarëve të tjerë. Këta janë Eden Hazar, Luka Joviç dhe Mariano, pagat e të cilëve shkojnë së bashku në rreth 50 milionë euro. Një shifër tepër e lartë edhe për Realin e Madridit, që synon të paktën Kilian Mbapenë, por edhe futbollistë të tjerë në verë.

Sfidanti.al