A mund të bashkohet Lukaku me Konten tek Totenhemi?!

Duket diçka shumë e vështirë që Çelsi të pranojë që të forcohet kaq shumë një rival direkt, ndërsa nuk dihet sesi do të jetë një dyshe e Harri Kejnit me Romelu Lukakun! Nga Italia shkruhet se sulmuesi belg është gati të forcojë kalimin për tek Totenhemi, vetëm pak muaj pas mbërritjes në Londër, duke qenë i pakënaqur me trajtimin që po i bën trajneri Tomas Tuhel. Konte nuk dëshiron të hyjë në këto komente, ndonëse është pyetur për Lukakun. “Do të ishte mungesë respekti ndaj Çelsit, – thotë italiani, – nuk dua të flas për lojtarë të ekipeve të të tjerëve, them vetëm që është bukur kur që të gjithë kampionët luajnë, është më mirë edhe për tifozët”. Konte do të jetë këtë fundjavë në “Stemford Brixh” tashmë si kundërshtar, në një kthim vërtet emocionues në ekipin ku fitoi titullin në 2017.

Sfidanti.al